×
  • Show Time
  • Show Time

    Bamirës sa për sy e faqe apo të vërtetë në shtëpinë e Big Brother VIP?

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 15:40

    Tanimë produksioni i Big Brother VIP Albania e ka zgjatur këtë format deri më 18 shkurt.

    Ishte moderatorja Arbana Osmani ajo e cila dha lajmin fillimisht, derisa i mbeti banorëve të pranojnë apo jo shtyerjen e tij, ku kishin kohë tri ditë për të vendosur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në spektaklin e natës së mbrëmshme, secili nga banorët u ftua në një dhomë të veçantë për të dhënë përgjigjen e tyre, përmes dy butonave që ishin vendosur aty, të kuq e jeshil, ku konkurrentët duhej ta shtypnin.

    Ani pse, Dj Dagz ishte i vetmi banor që pritej të shtypte butonin e kuq, dhe ta ndërpriste aty lojën, ai në fund zgjodhi që ta shijonte akoma këtë eksperiencë.

    Ajo gjë e cila u vu re gjatë arsyeve të vazhdimsisë të një pjese të madhe të banorëve sa i përket kësaj loje, ishte se deklaronin se në rast të fitimit të çmimit, paratë do t’i dhuronin bamirësi.

    Ishte Monika ndër banoret e para që iu desh të konfirmonte largimin apo vazhdimin nga loja, derisa zgjodhi këtë të fundit ajo dha arsyen se nëse fiton çmimin prej 100 mijë eurove, 50% të tyre do t’i dhurojë për fëmijët me sëmundje të rënda dhe 50% të tjera do t’i jepte për fondacionin “Dritan Hoxha”.

    Mirëpo, kjo arsye nga Monika u dha vetëm mbrëmë, pasi aktorja shqiptare një gjë të tillë nuk e ka përmendur kurrë më parë, madje ajo ishte shprehur se nëse do fitonte çmimin e madh do ndërtonte një teatër në Korçë.

    Einxhel Shkira ishte konkurrentja tjetër, e cila në fakt qysh në fillim kur është futur është deklaruar që me ato para do të ndihmojë gratë që kanë nevojë të shkollohen, që në një mënyrë apo tjetër nuk kanë pasur mundësi.

    E një konkurrent tjetër, ishte edhe Meridiani, i cili po shijon këtë eksperiencë për herë të dytë. Edhe Meridiani u shpreh se paratë që do t’i fitonte do t’i dhuronte për fëmijët autik.

    Theksojmë se çmimi i këtij edicioni të parë VIP është 100 mijë euro, e krahas kësaj secili finalist do të fitojë nga 10 mijë euro./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!