×
  • Show Time
  • Show Time

    Bebe Rexha e frikësuar për prindërit, u infektuan me coronavirus

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 16:45

    Në mars, ajo shkroi një status në “Twitter”, ku tregonte se si miku i një miku të saj se “kishte ndërruar jetë pasi u infektua me COVID-19” dhe u bëri thirrje fansave të saj të praktikojnë distancën sociale.


    Dhe të enjten, Bebe Rexha zbuloi se prindërit e saj kanë pasur coronavirus gjithashtu, shkruan DailyMail.

    “Ata u sëmurën … dhe ishin shumë të sëmurë për tri javë, dhe u acarova shumë”, tha këngëtarja 30 vjeçare.

    Bebe Rexha jeton në Los Angeles dhe prindërit e saj banojnë në New York dhe ajo pranoi që kishte shikuar mundësitë për të udhëtuar dhe shkuar pranë tyre, ndonëse ishte e pamundur për shkak të bllokimit të kufijve.

    “Unë isha duke menduar për të bërë të gjithë rrugën me veturë…të kujdesesha për ta … Ata ishin aq të gatshëm për të mos na pasur mua dhe vëllain tim atje, por më në fund ata u bënë më mirë”, tha ajo.

    Këngëtarja e lindur në Brooklyn të New Yorkut tregoi se ajo e ka kaluar kohën e izolimit duke provuar receta të reja gatimi dhe është përpjekur të qëndrojë pozitive.

    Një gjë ku ajo mund të përqendrohet është publikimi i albumit të saj të ri, për të cilin ka punuar prej muajsh në studio.

    Rexha tha për TV Extra se koleksioni i këngëve aktualisht është duke u miksuar.

    “Më kaluan dy vjet që nga albumi i fundit dhe padyshim kur ndodhi pandemia coronavirus, ky projekt u vu në ngecje”, tha ajo.

    “Fansat e mi janë shumë të irrituar, por më pëlqen. Unë premtoj se do të ia vlejë! Unë me të vërtetë e dua këtë album më shumë se çdo album tjetër”, shtoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!