×
  • Show Time
  • Show Time

    Bebe Rexha paralajmëron lansimin e këngës së re

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 21:17

    Bebe Rexha është një nga këngëtaret e pakta që i shkruan vetë tekstet e këngëve.


    Madje këngëtarja me famë botërore ka shkruar hite edhe të artistëve të tjerë të njohur.

    Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka zbuluar se ka përfunduar tekstin e këngës së saj më të re.

    Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Bebe paralajmëron se kënga është e dorës së parë.

    “Unë sapo kam shkruar këngën e re, e cila është e dorës së parë”, shkruan këngëtarja, e cila shton edhe një shprehje të artistit të famshëm, Kurt Cobain, “Askush nuk vdes në jetë e virgjër sepse jeta na shkel të gjithëve”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!