×
  • Show Time
  • Show Time

    Bëheshin që nuk e njohin, por Atdheu i ‘Për’puthen’ ka fotografi me Anën dhe të tjerët para se të bëhej pjesë e emisionit

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 9:55

    Të mërkurën, një konkurrent i ri i është bashkuar “Për’Puthen”.  Ai quhet Atdhe, është 27-vjeç, dhe vjen nga Gjakova. Sikurse tregoi vetë ai ka jetuar 8 vite në shtetet të ndryshme të Europës, ku ka bërë punë të ndryshme.


    Madje pranoi pa komplekse se ka punuar edhe në ndërtim.

    Mirëpo, në fakt Atdheu nuk duket aq i huaj për konkurrentët e tjerë.

    Në rrjet së fundmi po qarkullojnë disa foto ku Atdheu shihet krah tyre në një darkë ku morën pjesë të gjithë konkurrentët dhe produksioni të shtunën që lamë pas.

    Në një foto tjetër ai pozon krah Anës.

    Ishte Alban Dyrmishi ai që ka publikuar fotot në Instastory duke hedhur akuza mbi produksionin. Kujtojmë se Albani ka qenë konkurrent sezonin e kaluar në “Për’puthen”.

    Ai u përjashtua nga produksioni pasi dha një intervistë pa lejen e tyre, ndonëse vetë ai është shprehur se arsyeja e përjashtimit të tij lidhet me mosbindjen për të vepruar sipas skenarit.

    Ndryshe, Ana dje zgjodhi që takimin e javës së ardhshme ta bëjë me Atdheun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!