×
  • Show Time
  • Show Time

    Bëhet i ‘gjallë’ Goran Bregoviq, konfirmon pjesëmarrjen në Festën e birrës në Korçë

    Reporteri
    18 Gusht 2021 | 16:34

    Kanë mbetur vetëm pak ditë nga performanca e Goran Bregoviq në Festën e birrës në Korçë.


    Pavarësisht reagimit të madh të popullit shqiptar, këngëtari do të ngjitet në skenën e Festës së Birrës më datë 22 gusht, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Këtë e ka konfirmuar edhe vet ai përmes një postimi, ndërsa ka zbuluar se menjëherë nga Korça, do të udhëtojë drejt Moskës me bandën e tij muzikore.

    Ndërsa dy ditë e fundit, çdo ‘billboard’ rrugëve të Shqipërisë është ngjyrosur me të kuqe, apo është shkruar vitit 1999, për t’i kujtuar krerëve shqiptarë luftën e Kosovës.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!