×
  • Show Time
  • Show Time

    Bëri bujë me ‘freestyle-in’ e tij edhe në botë, 100 milionë shikime për Don Xhonin në TikTok

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 16:47

    Ai tashmë është kthyer në sensacion dhe një nga yjet shqiptarë më të pëlqyer.


    Fjala është për reperin nga Drenica, Don Xhon, i cili kohëve të fundit është shpërndarë mjaft shumë edhe në TikTok.

    Kjo për shkak të një ‘freestyle’ që bëri bujë gjithandej, duke u bërë trend edhe në gjithë botën.

    Dhe së fundmi artisti tregoi në rrjete sociale se për këtë ka kalkuluar 100 milionë shikime në rrjetin e popullarizuar të lartpërmendur.

    “100 milionë”, ka qenë mbishkrimi i njërit postim teksa në tjetrin shtoi, “Se thash mos është duke iu ikur e shikoni mirë”.

    Për sukseset që ka arritur, Don Xhon ironizoi ditë më parë pasi kërkoi që të mbahen shënime.

    Sidoqoftë, ai tani është në përgatitje të këngës së re “Mafia”, e cila do të lansohet brenda pak ditësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!