×
  • Show Time
  • Show Time

    Bëri shqiponjën dykrenare në Eurovision, mediat serbe sulmojnë Anxhela Peristerin

    Reporteri
    21 Maj 2021 | 18:01

    Pjesëmarrja e Anxhela Peristerit ka tërhequr vëmendjen e mediave serbe. Simboli i shqiponjës dykrenare që ajo ka bërë gjatë një paraqitjeje para mediave, ka revoltuar serbët, të cilët e kanë cilësuar veprimin e saj si një provokim.


    “Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyren shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, -thuhet ndër të tjera në artikullin e postuar në disa media serbe.

    Ndaj këtij artikulli ka reaguar i revoltuar edhe producenti i njohur, Ardit Gjebrea, i cili i ka konsideruar të sëmurë mendorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!