×
  • Show Time
  • Show Time

    Pak ditë pas ndarjes me Albert Krasniqin, Besa Gashi u zhduk nga rrjetet sociale

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 9:21

    Besa Gashi që mori para disa vitesh kurorën e më të bukurës së Kosovës, ditë më parë është zhdukur nga rrjetet sociale.


    Kjo gjë ndodhi pas raportimeve se ajo dhe Albert Krasniqi janë ndarë.

    Javën e kaluar u raportua se dyshja i kanë dhënë fund martesës së tyre, nga e cila ata kanë edhe një vajzë.

    Por mbrëmë, kryeqyteti u shokua pas raportimeve që ishte pikërisht baba i tij, ai që e vrau Albert Krasniqin.

    Lidhur me rastin kanë dhënë detaje për Reporteri.net nga policia e Kosovës.

    “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht jemi në fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”, kanë deklaruar mbrëmë nga policia.

     

    Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar që disa ditë familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte, kanë raportuar tutje mediat.

    Reporteri ka raportuar se Albert Krasniqi ka qenë në kërkim nga Policia në lidhje me një rast të dhunës fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij.

    Deri te vrasja e biznesmenit ka ardhur pas një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në Polici pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij, Besa Gashin.

    Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

    Ndërsa, 7 orësh para se të vdiste i ndjeri e kishte postuar një fotografi të vajzës së tij, në mbishkrimin e së cilës shkroi “dashuria e babit”.

    Krasniqi ishte i përfshirë në plagosjen e reperit nga Shqipëria Noizy në qendër të Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!