×
  • Show Time
  • Show Time

    Besniku si asnjëherë më parë, tregon se si e kishte parashikuar martesën me Jonia Vokshin

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 12:57

    Më 14 shtator Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi i dhanë fund beqarisë në një ceremoni në bregdet.


    Ata u celebruan nga mikesha e ngushtë e Jonidës, Elvana Gjata dhe dasma u përfol sidomos për thjeshtësinë e nuses. Edhe pse e bënë publike lidhjen vetëm pak kohë para dasmës, Jonida dhe Besniku kanë shumë kohë që njihen.

    Ata janë takuar para disa vitesh kur të dy ishin pjesë e serialit “O sa mirë”. Ndoshta atëherë nuk e dinin që një ditë do të martoheshin, por Besniku e paska ndjellë në një prej episodeve.

    Mikesha e çiftit, aktorja Olta Daku, ka publikuar një video të shkëputur nga seriali, ku Besniku i thotë Jonidës se një ditë mund të martoheshin.

    “Pasnesër mund edhe të martohemi”, -i thotë ai ndër të tjera.

    Ndërsa Jonida ia kthen: “Dil jashtë!”

    Me siguri as nuk ia priste mendja që fjalët e Besnikut do të bëheshin realitet.

    “Pupupupu ç’gojë paske pasur o Besnik Krapi! Domethënë Jonida duhet ta dëgjosh me kujdes dhe të sillesh mirë me tët shoq se Zoti na.

    https://www.instagram.com/p/B3mx1NclpKc/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!