×
  • Show Time
  • Show Time

    ‘Billboard’ shkruan për suksesin e shqiptarëve në muzikë

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 12:19

    “Billboard” shkruan për suksesin e artisteve shqiptare në botë.


    Prestigjiozja “Billboard” i ka kushtuar artikull artisteve shqiptare që po shënojnë sukses në arenën ndërkombëtare.

    Më 8 dhjetor 2018, Bebe Rexha publikoi një fotografi me Dua Lipën ku shkroi “Dy vajza shqiptare u nominuan për 2 Grammy”, shkruan Billlboard.

    Për të gjithë vajzat shqiptare dhe vajzat anembanë botës çdo gjë është e mundur, kështu që ndiqni ëndrrat tuaja dhe thyeni mykun.

    Më 28 janar ajo vuri në pah edhe dy talente tjera shqiptare, ku shkroi “Dua bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max”.

    Këto ‘tweet’ të Bebe Rexhës janë përcjell me rritjen e suksesin të artisteve shqiptare në “Billboard Hot 100”, vitin e kaluar.

    Ajo theu rekord duke qëndruar për shumë javë e para në “Hot Country Songs” me projektin “Meant to Be” me Florida Georgina Line.

    Dua Lipa kryesoi “Top 40” për katër javë me “New Rules”, ndërsa Rita Ora ksihte dy këngë në “Top 10”, ndërsa Ava Max hyri në “Top 20” e “Billboard Hot 100” me këngën debutuese “Sweet but Psycho”.

    Këto artiste kanë prindërit shqiptarë (edhe pse ato janë lindur në vende të ndryshme Ora në Kosovë, Lipa në Londër, kurse Mac në Milwaukee).

    Këngëtarja dhe kompozitorja Njomza, bashkë-autore e hiteve të Ariana Grandes “Thank u Next” dhe “7 Rings”, është një tjetër artiste shqiptare që po shënon suksese në tabela.

    E lindur në Gjermani dhe e rritur në Chicago, ajo thotë se tranzicioni i Shqipërisë nga komunizmi në demokraci në vitet 1990, e ka ndezur kreativitetin e brezit së saj.

    “Nëse ka diçka që po na shtyn përpara, është ambicia që kemi si komb”, thotë Njomza.

    “Detyra për të krijuar jetë më të mirë. Nëna ime gjithnjë më ka thën se jemi ajo që jemi, ne jemi shqiptarë. Ne jemi të çmendur dhe kurrë nuk heqim dorë” , ka thënë Max.

    Njomza ka përmendur edhe suksesin e artistëve tjerë shqiptarë, përfshirë Lyrical Son, Capital T dhe Dafina Zeqiri.

    “Është një vend që po përparon” ka thënë Njomza, pasi përmendi suksesin e shqiptarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!