×
  • Show Time
  • Show Time

    Bufi: Mbajeni maskën miq, si të kryhet kjo luftë do e kërcejmë ‘Makarenën’ në shesh

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 16:52

    Fatmir Spahiu nuk i kursen batutat në rrjete sociale.


    Aktori Fatmir Spahiu edhe në rrjete sociale argëton ndjekësit me disa postime qesharake, shkruan lajmi.net.

    Së fundi, ai ka publikuar një video, përmes së cilës u bën lutje qytetarëve që të mbajnë maskat, pasi shumë shpejt do i kthehemi normalitetit.

    “Mbane masken miq. Se si te kryhet kjo lufte kena me kcy Makarenen ne shesh. Truq, bashke, si asnjehere me parë. Buken me ajvar dhe pak djath kujt i ka mete edhe vallezim. Besoj qe edhe atehere nje qeveri e re do te na flet per 10% e trustit.

    Vallezim te kendeshem”, janë fjalët e Bufit.

    Fatmiri është i njohur për një sërë rolesh në filma dhe seriale vendore, ndërsa së fundi është i angazhuar në moderim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!