×
  • Show Time
  • Show Time

    Capital T dhe Ardian Bujupi sqarohen ndaras në Instagram

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 23:35

    Një përballje mes Capita T dhe Ardian Bujupi padyshim që pritej nga fansat në rrjete sociale.


    Pas një sërë deklarata për njëri-tjetrin, u tha se dyshja do të konfrontohen ‘live’ në Instagram.

    Një gjë e tillë nuk rezultoi të ndodhë, pasi që të dy u sqaruan ndaras në profilet e tyre.

    Ardiani fillimisht tha se asnjëra fjalë e Capital T nuk është e vërtetë, pasi ky i fundit e cilësoi Bujupit si mosmirënjohës.

    Po ashtu këngëtari i njohur në fillim të paraqitjes tha se Capital nuk pranoi ftesën e tij, që të sqaroheshin para ndjekësve.

    Në anën tjetër, krijuesi i hitit “Pse po ma lun lojën” deklaroi se i kishte dërguar ‘invite’, por që nuk i ishte pranuar.

    Derisa arsyetimet vazhdonin nga artistët, ata përfunduan duke thënë se ende kanë respekt për njëri tjetrin.

    Vlen të përmendet se ishte Trim Ademi ai që nxiti këto reagime, ku në një intervistë tha se Bujupi nuk është mirënjohës për ndihmën që i dha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!