×
  • Show Time
  • Show Time

    Capital T dhuron banesë të re për ‘Jetimat e Ballkanit’

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 8:29

    Reperi i njohur shqiptar, Trim Ademi i njohur me nofkën Capital T, tash e sa kohë është i angazhuar në aktivitet bamirëse në qëllim të ndihmës ndaj personave në nevojë.


    Ai ka qëndruar përkrah hoxhë Halil Kastrati në shumë prej iniciativave të organizatës “Jetimat e Ballkanit”.

    Së fundmi, reperi ka dhuruar një banesë në vlerë 30 mijë euro, dhe këtë e ka bërë përmes organizatë në fjalë.

    Lajmi është bërë i ditur nga vet hoxhë Halil Kastrati, përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet bashkë me reperin Capital T si dhe fotografitë e banesës në fjalë.

    “Na dhurohet edhe një banesë tjetër. Trim Ademi Capital T dhuron banesë të re te Jetimat e Ballkanit në vlerë prej 30 mije eurove. Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, përveç dhurimit të një Iftari në kuzhinën tonë, sot Trim Ademi Capital T na dhuroj një banese të re dhe të kompletuar me të gjithë mobilimin dhe pajisjet tjera që duhen për një banesë. Banesa është afër 65 metra katrorë dhe vlera e saj është 30 mijë euro. Së shpejti do ta bëjmë edhe dhurimin e kësaj banese te një familje nevojtare. Trim Ademi Zoti të shpërblefte”, shkruhet në njoftimin e Halil Kastratit.

    Ndërkohë, ditë më parë dyshja në fjalë shtruan edhe iftar për rreth 300 persona në nevojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!