×
  • Show Time
  • Show Time

    Capital T ka këtë mendim për këngën “Marova” të Fifit

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 8:11

    Capital T ka disa fjalë për të “Marova”, balada e artistes së mirënjohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifit po pëlqehet tej mase jo vetëm nga publiku.


    Kënga e re e saj po vlerësohet shumë edhe nga kolegët e artistes së mirënjohur, ndër ta edhe këngëtari Capital T.

    Ai publikoi disa storie në Instagram duke dëgjuar këtë këngë dhe e shoqëroi me një mbishkrim. “Njo prej baladave ma t’mira viteve t’fundit”, u shpreh Capo, gjersa Fifi në njëfarë mënyre e falënderoi atë për mbështetje,

    Kjo ishte kënga pjesëmarrëse e Fifit në festivalin “Kënga Magjike”, ku zuri vendin e dytë. Ndonëse Filloreta Raçi mori të gjitha votat e publikut, votat e jurisë dhe artistëve përcaktuan që ajo të pozicionohet në vendin e dytë, me gjithsej 1152 vota.

    Fifi deklaroi se kjo këngë ishte dedikim për një person që dikur ishte i rëndësishëm për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!