×
  • Show Time
  • Show Time

    “Çdo gjë kthehet në këtë jetë, i gjithë publiku të do”, moderatorja shqiptare mbështet Borën, ia tregon vendin Beatrixës

    Reporteri
    05 Dhjetor 2021 | 9:35

    Raporti i Donald Veshaj dhe Bora Zemanit ka marrë gjithë vëmendjen ditët e fundit.

    E gjitha kjo për shkak të fillimit të një lidhje të re me Beatrix Ramosajn brenda shtëpisë së Big Brother dhe duke lënë pezull atë me Borën.

    Pavarësisht lajmeve të shumta, thashethemeve dhe ngjarjeve brenda shtëpisë mes Beatrix dhe Donaldit, Bora ka vendosur të qëndrojë e heshtur.

    Megjithatë, miqtë e saj po bëjnë disa reagime në rrjete sociale ku përveç Olsa Muhametit ka reaguar edhe moderatorja, Roza Lati.

    Përmes një postimi në rrjete sociale, në Instagram ajo ka publikuar një fotografi të Bora Zemani e cila ka një numër komentesh gjithashtu edhe atë të Beatrix e cila shkruan se është tejet e lumtur për momentin romantik që ndodhi mes Borës dhe Donaldit të cilët shijuan edhe një puthje.

    “Ky eshte nje fenomen qe ndodh rendom ne historine njerezore. Jo vetem ne Shqiperi. Fatkeqesia ketu eshte qe u be publike.
    Dhe Bora Zemani eshte personazh publik. S’eshte as hera e pare as e fundit qe shohim e degjojme te tilla situata. Mos me thoni qe edhe juve nuk ju kane bere goditje te tilla..? Qe s’jeni tradhetuar nga ata qe ju deshen, ju perkrahen e ju duartrokiten…. Opinioni im eshte qe Karma EKZISTON. Dhe kthehet cdo gje ne kete jete. Lahet cdo gje ne kete jete. Bora e dashur mbaje koken lart. Dil bej qejf. Shijo karrieren se je vajze qe punon. Je tjeter nivel. Ke nje publik te tere qe te do. Te dua edhe une”, ka shkruar Roza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!