×
  • Show Time
  • Show Time

    Çekia – Kosova, njoftim i rëndësishëm rreth biletave të ndeshjes

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 10:50

    Federata e Futbollit të Çekisë ka bërë të ditur numrin e saktë të biletave që janë ndarë për tifozët të Kosovës në ndeshjen e muajit nëntor.


    Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës do të luhet më 14 nëntor, e që është vendimtare për të dyja kombëtaret.

    Siç bën të ditur faqja zyrtare e Federatës çeke, 627 bileta janë ndarë për sektorin e mysafirëve dhe ato mund të rezervohen përmes Federatës së Futbollit të Kosovës e cila do të njoftojë për datën e saktë të shitjes së tyre, shkruan lajmi.net.

    Ndeshja do të luhet në ‘Doosan Arena’ në Plzen, që ka kapacitet prej 11,700 spektatorëve.

    Fitorja e Çekisë do t’i siguronte kësaj kombëtareje pjesëmarrjen në Euro 2020, kurse Kosova në rast fitoreje do i duhej edhe barazimi në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë në ‘Fadil Vokrri.


    Kjo ndeshje, që shihet si vendimtare për fatin e të dy kombëtareve rreth kualikifikimit të tyre të munshëm në ‘Euro 2020’, do të zhvillohet më datë 14 nëntor.

    Kosova momentalisht është e treta në grup, vetëm një pikë prapa Çekisë që është e dyta në grupin A, kurse lidere është Anglia. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!