×
  • Show Time
  • Show Time

    Çfarë po ndodh me “Për’puthen”, largohet edhe një konkurrent?

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 10:25

    Konkurrenti i ”Për’puthen”, Elvis Lushi apo siç njihet me nofkën “Loco”, që nga mbrëmja e të dielës nuk është parë në emision.


    Elvisi kishte krijuar një raport shumë të mirë me Tean, të cilët kishin së bashku katër takime, por që më vonë Tea zgjodhi që të njihet vetëm me Andin, shkruan Express.

    Ndërsa javën që lamë pas, Locon e kemi parë në takim me Melisën, e cila në hyrje të saj e kishte ofenduar atë por që më pas u pajtuan dhe Elvisi pranoi të dilte në takim me të.

    Ende nuk dihen arsyeja e mungesës së Elvisit, pasi që moderatorja Bora Zemani, ka përmendur vetëm mungesën e Andit dhe jo të tjerëve.

    Gjatë ditës së djeshme është larguar nga emisioni dhe Emini djali nga Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!