×
  • Show Time
  • Show Time

    Çifti i njohur i japin fund martesës pas 16 vitesh

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 10:45
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Çifti i njohur i showbizit, Jason Momoa dhe aktorja Lisa Bonet i kanë dhënë fund martesës së tyre për pak më shumë se katër vjet.

    Në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë të mërkurën në Instagramin e Momoas, ylli 42-vjeçar i Game Of Thrones dhe aktorja 54-vjeçare e Cosby Shoë njoftuan se po ndahen.

    “Ne të gjithë kemi ndjerë shtrëngimin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese… Një revolucion po shpaloset dhe familja jonë nuk bën përjashtim… ndjenja dhe rritje nga ndryshimet sizmike që po ndodhin. Dhe kështu ne ndajmë lajmin tonë se po ndahemi.” thuhej në deklaratën e tyre.

    “Përkushtimi ynë i palëkundur ndaj kësaj jete të shenjtë dhe fëmijëve tanë. Dashuria mund të mbizotërojë”, kanë shtuar më tej ata.

    Çifti kishin së basku plot 16 vite, pasi romanca e tyre filloi në vitin 2004, kur ata u prezantuan nga miq të përbashkët në një klub. Ata kanë edhe dy fëmijë vajzën Lola, 14 vjeçe dhe djalin Nakoa-Wolf, 13 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!