×
  • Show Time
  • Show Time

    Çifti i njohur shqiptar e pranojnë lidhjen, dalin publikisht për herë të parë

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 8:18

    Prej muajsh është përfolur për raportin në mes këngëtares së njohur Jonida Maliqi dhe aktorit Romeo Veshaj.


    Dyshja përkundër thashethemeve asënjëherë nuk e kanë pranuar e as mohuar raportin e tyre më shumë se miqësor ndonëse shpesh herë janë kapur nga paparacit, shkruan Indeksonline.

    Por, tashmë Jonida dhe Romeo kanë bërë publike lidhjen e tyre duke e zyrtarizuar përmes një fotografie në rrjetet sociale.

    Ishte aktori ai që ka ndarë në Instagram imazhin ku shihet përkrah këngëtares e që dukeshin për mrekulli së bashku.

    “Misioni i pamundur 9”, ishte mbishkrimi që ai bëri në fotografi.

    Kujtojmë që Jonida është nënë e një djali nga martesa e mëparshme e biznesmenin Gent Prizreni me të cilin u nda vite më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!