×
  • Show Time
  • Show Time

    “Copën e bakllavës do ta ha për ty”, Adelina përlot të gjithë me shkrim prekës në Bajramin e parë pa Cimën

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 12:34

    Këngëtarja, Adelina Thaçi, ka shprehur mallin dhe mërzinë e saj për humbjen e babait të saj, aktorit të komedisë, Rasim Thaçit – Cimës.


    Në Bajramin e parë pa të, Adelina ka bërë një urim shumë prekës dedikuar Cimës.

    Ajo ka thënë se do të ha bakllavë për të, pasi që aktori e kishte shumë merak këtë ëmbëlsirë.

    “Bab’, jam pa fjalë sot… Me fat Bajrami atje në parajsë ku je, e copën e bakllavës kam me hangër për ty, edhe mos më shkoftë fytit teposhtë, do ta shtyj me ujë, se e di që i ke pas shumë merak.”

    “Me fat Bajramin të gjithë ju miq e familjarë, festofshi gjithmonë bashkë me shëndet e gëzime”, shkroi ajo në Instagram.

    25

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!