×
  • Show Time
  • Show Time

    Çun Lajçi: 8 muaj e ruajta pensionin ta blej një iPhone 12, kur u sëmura thashë paratë s’më dalin as për ilaçe

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 14:55

    Aktori i mirënjohur kosovar, Çun Lajçi, ka rrëfyer se për tetë muaj nuk e ka shpenzuar fare pensionin  e tij, pasi që siç thotë atij është i dashuruar në teknikë.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lajçi ka thënë se i ka kursyer paratë që ta blejë një telefon të modelit iPhone 12, shkruan Reporteri.net.

    “Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarve e panelistave çdo natë, (fort e dua), e thojsha shtrengoje rrypin, bani bashkë paret e bleje thiun!”, shkruan ai në Facebook.

    Por aktori rrëfen tutje se kur u infektua me COVID-19, tërhoqi nga banka paratë për të cilat tha se nuk i dalin as për ilaçe.

    “Kur me mbërtheu Covidi u tuta se po vdes, e menzi shkova deri të banka. Merri paret i thashë vetës, se tybe s’të dalin për ilaçe! Merri se n’vorr nuk t’vyen telefoni!”. Ka shkruar Lajçi në Facebook.

    Ai njoftoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 më 28 mars përmes një postimi në Facebook.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Unë jam hajvan

    Tetë muej ditë s’e kam prekë pensionin!

    Bahuni bashkë, bahuni bashkë iu thojsha pareve!

    A dini pse?

    Sepse jam hajvan!

    Jam i dashunuem n’teknikë!

    Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarve e panelistave çdo natë, (fort e dua), e thojsha shtrengoje rrypin, bani bashkë paret e bleje thiun!

    Kur me mbërtheu Covidi u tuta se po vdes, e menzi shkova deri të banka. Merri paret i thashë vetës, se tybe s’të dalin për ilaçe!

    Merri se n’vorr nuk t’vyen telefoni!

    Qashtu ndodhi!

    Fort i marr jam!

    Dardani, 01.04.2021

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!