×
  • Show Time
  • Show Time

    Çuni Lajçi i lënduar që po e fyejnë për shitjen e librave në sheshe: Po m’thonë lypsar, por duhet me jetu me diçka

    Reporteri
    22 Tetor 2022 | 20:26

    Për një kohë, aktori Çun Lajç, ishte i shtrirë në spital, në repartin e Pulmologjisë për shkak të disa problemeve shëndetësore.

    Por, reagimet e tij e statuset, gjithmonë zgjojnë debat në rrjetet sociale. Pos shumë roleve në filma e teatër, aktori ka të botuar edhe disa libra që vazhdon t’i shesë vet nëpër sheshet e qyteteve.

    Kjo ka bërë që komentet të jenë prej më të ndryshmeve, madje nuk munguan as ato fyese e të ulëta.

    Këto komente aktorin e kanë prekur, i cili thotë se thjesht po i shet librat të cilat ai vetë i shkruan.

    “Unë prej një pensioni, veç muj me rrejtë vetën, se s’mundesh me jetu me 200 euro. A ma mirë me ia shtri dorën dikujt me lyp, apo me shitë veprën tande. Unë shkruaj 5-6 orë paradite; 1 vit shkruaj, për me shit 1 muaj ditë. Unë nuk dal asnjë ditë tjetër shesheve me shitë libra pos 15 ditë të korrikut e 15 ditë të gushtit”, tha Lajçi për T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!