×
  • Show Time
  • Show Time

    Dadan Molliqaj e Besa Shahini festojnë kurorëzimin, bashkë me ta edhe Gent Cakaj e politikanë tjerë

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 0:03

    Ministrja e Arsimit në Qeverinë e Shqipërisë, Besa Shahini dhe deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj të mërkurën u kurorëzuan në Prishtinë. Ata sonte po festojnë me miq. 


    Dasma e dyshes u tha se do të bëhej të dielën në një lokal në Tiranë, atje ku Besa ushtron profesionin e saj, shkruan reporteri.net

    Nusja dhe dhëndrri i ardhshëm sonte kanë mbledhur shoqërinë dhe po festojnë në një lokal në Prishtinë, derisa nesër pritet ceremonia kryesore, dasma.

    Prezent në ndejën e tyre janë edhe ministri tjetër nga Kosova në qeverinë Rama, Gent Cakaj. Po ashtu, prezent është edhe kryetari i Kamenicës që vjen nga PSD, Qëndron Kastrati.

    Ky i fundit ka postuar edhe në foto të ciftit në Facebook.

    “Bashke me ministrat tanë në Shqipërinë tonë. Bravo Besa dhe Genti për punën që po bëni. Jemi krenar me ju. Urime Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj per martesën dhe ju dëshiroj gjitha t’mirat në jetërat tuaja!”, ka shkruar Kastrati.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!