×
  • Show Time
  • Show Time

    Dadoja që futi në sherr motrat Kardashian

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 10:00

    Kourtney dhe Kim Kardashian patën një debat të fortë gjatë episodit të fundit të Keeping Up With the Kardashians. Shkak për këtë u bë pikërisht dadoja e fëmijëve të Kim.


    “Dadoja e Kim dhe unë patëm një mosmarrëveshje të vogël kur ishim së bashku,” tha Kourtney gjatë rrëfimit.

    Nga ana e saj Kim deklaron se gjithçka që ndodhi midis motrës dhe dados, bëri që kjo e fundit të shpërthente në lot pasi u ndje e degraduar.

    Kourtney thotë se nuk ia ngriti kurrë zërin por u përball me dadon sepse i kishte thënë të birit, Reign se ai “do të shkonte në burg” nëse fliste në makinë. Kourtney thotë se zgjodhi ta bënte bisedën përpara Reign për të treguar se ajo ishte aty për të.

    Kim i përmend të motrës që ajo nuk mban dot një dado ndërsa gjërat tensionohen kur ajo thotë se “shumë dado kanë dhënë dorëheqjen sepse s’mund të mbanin dot fëmijët e Kourtneyt”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!