×
  • Show Time
  • Show Time

    Dafina Zeqiri publikoi këngën e re, Tuna i lë komentin epik

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 11:07

    Në 2010, Tuna Sejdi dhe Dafina Zeqiri sollën një bashkëpunim me 2PO2, “Vibe”, që pati menjëherë sukses dhe që kënga dëgjohet edhe ditët e sotme.


    Por më pas ndodhi diçka mes dy këngëtareve dhe u përfol se nuk flisnin më me njëra-tjetrën.

    Kjo erdhi si pasojë e disa deklaratave të Dafinës, ose përgjimeve në telefon të një bisede ku ajo vinte në pikëpyetje talentin e Tunës dhe e quante atë njeri me dy fytyra.

    Madje në një moment Tuna zhduku pjesën e refrenit të Dafinës në këngën “Vibe”, duke e modifikuar nëpër koncerte. Por në vitin 2018, dy këngëtaret zbuluan se gjërat mes tyre ishin rregulluar, pasi postuan në rrjetet sociale një foto ku shfaqeshin së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ndërsa së fundmi, Tuna ka publikuar në “Instastory” këngën e fundit të Dafinës, në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Lumi B, duke treguar mbështetjen e saj ndaj koleges.

    Por, mbishkrimi që shoqëron videon është thjesht pikant: “Pussy power”, duke treguar edhe njëherë se marrëdhënia e tyre është mjaft e mirë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!