×
  • Show Time
  • Show Time

    Dalin pamjet nga klipi i Fifit, këngëtarja mahnit me dukjen e veçantë

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 21:16

    Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi – Fifi, vetëm pak ditë më parë paralajmëroi projektin e ri muzikor.


    Ajo njoftoi fansat se do të sjell në versionin ‘remake’ këngën “A po vjen me mu”, ndërsa projektin e ka punuar në studion e producentit Shkumbin Nebihu.

    Derisa kënga do të lansohet së shpejti, 26-vjeçarja u ka prezantuar fansave disa pamje nga videoklipi i saj i ri.

    Për klipin e ri, artistja ka zgjedhur një veshje me elemente tradicionale që i shkon mjaft shumë asaj.

    “Unë kam fuqinë të krijoj jetën që dëshiroj”, ka qenë përshkrimi krahas njërit prej postimeve që ka ndarë me 362 mijë ndjekësit e saj.

    Fifi vetëm pak ditë më parë solli në versionin e saj këngën “Tradhtare” të Ramadan Krasniqit – Dani.

    Ndërkaq, “Lezet” mban titullin kënga e fundit profesionale e Raçit në bashkëpunim me artisten e mirënjohur Remzie Osmani.

    https://www.instagram.com/p/CAtKahQHVi1/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!