Dardi i “Its my love” tallet me policinë në TikTok: Më kanë zënë pritën…!

I riu nga Drenica, Dardi, që ishte pjesë e emisionit të “Its my love”, është tallur me Policinë e Kosovës.

Në një video të publikuar në “Tik-Tok”, ai shihet teksa  thërret forcat e rendit në telefon. Madje, Dardi pretendon se i kanë bërë një pritë në rrugë.

“Mirëmbrëma. M’fal, qetu te komuna njëfarë Valmiri bosi po don problem. Thash t’ju thirri juve. Unë jam Dardi Kurti. Jam mysafir prej Ferizajt, mysafir në Klinë. Më ka dal në prit”, thotë ai.

Ndërsa, polici ia kthen: “Ani rri qaty, edhe vijmë jau heqim pritën”.

“Jam përball komunës i rrethuar. Jam i njofshëm, garant ma ka inatin dhe më ka dal në prit”, thotë Dardi.

Shikoni pamjet: