×
  • Show Time
  • Show Time

    “Dashuria vjen e shkon, por…”, Luana Vjollca dhe MC Kresha vijnë me mesazhin e fortë në bashkëpunimin e tyre

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 20:23

    Pas suksesit të këngëve bashkëshoqëruese të çdo episodi të projektit “Thuaje”, Luana Vjollca sapo ka lançuar një tjetër hit, këtë radhë në bashkëpunim me artistin e njohur MC Kresha.

    Kënga e titulluar “Nuk o ka ma qet” është një dedikim për dashurinë, por na përcjell mesazhin e fortë për të dashur veten në radhë të parë.

    Një këngë plot ritëm, gjallëri dhe mesazhe tejet domethënëse me në fokus dashurinë ndaj vetes, padiskutim ky projekt pritet të jetë hit i kësaj vere.

    “Per te gjithe ata qe kane kaluar nje ndarje jo te bukur, per ata qe jane ne kerkim te dashurise se bukur.

    Dashnia vjen e shkon por ajo cka eshte me rendesi eshte me dasht veten pike se pari”-shkruan Luana përbri postimit teksa na ka prezantuar me lançimin e këngës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!