×
  • Show Time
  • Show Time

    Dasma e aktivistit që sipas Kurtit është modeste eskaloi në ‘Sheikun’ që gjuan para

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 16:39

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, krahas udhëtimeve të ndryshme nëpër qytetet e Kosovës, me moton kundër “PANhajnisë”, ka gjetur kohë që të shkojë edhe në një dasmë të një aktivisti nga Rahoveci.


    Dasma e aktivistit të kësaj partie, Sedat Haxhijaha është mbajtur rreth një jave më parë, në hotelin luksoz të këngëtarit, Shkelzen Jetishi.

    Gjatë hyrjes së liderit të VV-së në restaurantin luksoz, këngëtari ka ndaluar së kënduari duke i uruar mirëseardhje, ndërsa mysafirët e pranishëm filluan ta rrethonin tavolinën e tij me duartrokitje.

    Pjesëmarrjen e tij ai e shoqërori edhe me një fjalim urues për çiftin e ri ku aktivistin e cilësoi shumë modest.

    “Ky është një gazmend për të gjithë neve, pra për familjen e farefisin, miq dhe shokë po edhe ne që e njohin Sedatin si një djalë i jashtëzakonshëm, punëtorë dhe modest”, ka thënë ai.

    Por të kundërtën e kësaj deklarate e tregon realiteti, që aktivisti Haxhijaha sipas disa fotografive nuk është edhe aq modest sa thotë Kurti.

    Dasma ka nisur me hyrjen e nuses në sallë, e shoqëruar nga një person i veshur me veshje të sheikëve ndërsa në anën tjetër të nuses duket të jetë gruaja e sheikut, pasi që ka të vendosur mbulesën.

    Pas arritjes në qendrën e restaurantit, “sheiku” nën tingujt e muzikës kishte nxjerrë një grusht para duke i hedhur drejt nusës.

    Përpos hedhjes në tokë e drejt nuses sheiku në fjalë para të tjera ka mbajtur edhe në gojë.

    Dasmës për fund i ishte bashkangjitur edhe një fotografi e çiftit me liderin e VV-së dhe pjesëtarët e tjerë duke bërë me duar shenjën e zemrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!