×
  • Show Time
  • Show Time

    Dea analizon lojën: Po të ishin bërë bashkë Kristi dhe Armaldo, do ishte eliminuar Luizi

    Reporteri
    19 Mars 2023 | 17:33

    Luiz Ejlli shikohet nga publiku i gjerë si fitues i Big Brother VIP Albania, por për Dea Mishel mbetet po i njëjti lojtar i dobët, siç ajo e ka quajtur gjithmonë.

    Gjatë një bisede me banorët në darkën pas “Prime-t”, e ndalur tek nominimi midis Kristit, Armaldos dhe Luizit, Dea u shpreh e bindur se në rast se Kristi dhe Armaldo do ishin bërë bashkë kundër Luizit, ky i fundit do të ishte eliminuar.

    “Ai u shqetësua sot se i thashë unë do të nxjerr unë. Më tha ti nuk ke këllqe të merresh me mua dhe unë i thashë që nuk më është dridhur qerpiku. E përjeton ai kërcënimin. Ishin dhe këta të dy që e orientoi Luizi situatën drejt jush.

    Po të ishte bërë Maestro me Kristin drejt Luizit, të kishin bërë analizën e gjithë lojës që bën dhe gjithë pabesisë që bëri e kishe jashtë Luizin”, deklaroi Dea.

    Olta nuk u pajtua me Dean duke thënë se Luizi nuk del dhe do të shkojë deri në finale pasi e meriton për shkak të lojës që ka bërë. Por, pavarësisht kësaj sipas saj ai nuk e fiton këtë edicion të Big Brother Vip.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!