×
  • Show Time
  • Show Time

    Dëgjuat emrin e Butrintit dhe Noizyt, por epike është kur Beniada thotë emrin e Yll Limanit

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 17:07

    Beniada Nishani është njëra nga banoret e Big Brother VIP Albania, e cila nisi aventurën e saj në këtë shtëpi me datë 5 tetor.

    Modelja shqiptare po pëlqehet shume nga publiku për pozitivitetin e saj, por në veçanti për mënyrën e të folurit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Derisa javë më parë shqiptimi i emrit të Butrintit dhe Noizyt nga ana e saj u bënë viral në rrjete sociale, tani një tjetër personazh ka marrë vëmendjen e saj.

    Bëhet fjalë për këngëtarin Yll Limani, derisa banorët shkrihen së qeshuri se si ajo e thotë emrin e tij.

    “Ydh Dhimani”, dëgjohet duke thënë Beniada, e kjo video u shpërnda edhe nga vet këngëtari, i cili ka shkruar se tani e tutje kam emrin kështu./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!