×
  • Show Time
  • Show Time

    Deklarata tronditëse e fotografit për seksin me të mitur: Nuk është e jashtëligjshme të kryesh marrëdhënie me femrat që ju vijnë periodat

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 12:35

    Ndërkohë që sot Shqipëria u ngrit në këmbë kundër abuzimeve seksuale nisur nga rasti i rëndë ku një 15-vjeçare u përdhunua nga roja i shkollës, ka dhe nga ata njerëz që në fakt nuk e quajnë aspak abuzim këtë veprim.


    Konkretisht bëhet fjalë për fotografin Donald Plozha që ka bashkëpunuar si fotograf me “Baboon”.

    Ai në një video në Instagram ka tronditur të gjithë me fjalët e tij saqë nuk po u besonim veshëve kur e dëgjuam.

    Si fillim atij e gjithë kjo protestë i duket palidhje dhe se femrat që dalin me të shkurtra janë të pamoralshme dhe janë pikërisht këto femra që i provokojnë meshkujt.

    “Duan të na mbushin mendjen ne që këtu në Shqipëri gjendja e femrës është kaq keq. Unë dal përditë në Tiranë, jetoj përditë në Tiranë, komunikoj me njerëz nga më të ndryshmit. Shumica e femrave me të cilën unë komunikoj janë të respektuara. E kam të vështirë të kuptoj që feministet një pjesë e të cilave janë nga ana seksuale shumë ekstravagante dhe agresive, që janë pro vajzave në rrugë me kanatiere, pa sutjena që ju duken thithkat, e daljes me të shkurtra që tregojnë bythët e me daljen me veshje transparente që tregojnë tangat. Këto vajza që janë pro atyre gjërave. Këto vazja tani dalin bëjnë moral. Si është e mundur që ti je vetë pro këtyre gjërave dhe bën vetë dhe thua ‘forca femra ne kemi të drejtë me dal me tregu asetet meshkujve, po ata nuk kanë të drejtë me bo gjo’. Meshkujt duhen me u përmbajt. Nëse del kundër kësaj çështje dhe pro moralit duhet të jesh një person i moralshëm. Këto vajza thonë që çfarë domethënë që dal unë e me sheh gjoksin e shalët ti mua e do të thotë që s’jam e moralshme? Varet tek perceptimi i personit, po mua e moralshme smë dukesh. Askush se sheh veten ashtu siç është. Protesta e marshimi m’u duk krejt palidhje. Nuk e shoh të nevojshme me u bo një protest”, është shprehur ai.

    Për të vazhduar më tej, ai foli konkretisht për rastin e 15 vjeçares që u përdhunua nga 65 vjeçari, që sipas tij ende nuk e di që u vërtetua. Pra ai e vendos në dyshim gjithë këtë histori.

    https://www.instagram.com/tv/CA_FIDbgBSB/?utm_source=ig_embed

    Nëse mendoni se gjithë këto që sapo lexuat janë tronditëse, prisni të lexoni perceptimin e tij rreth seksit me një të mitur.

    Sipas Donaldit, 65-vjeçari, nuk është pedofil sepse nuk mund të jesh i tillë kur kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë që i kanë ardhur periodat.

    Madje ai shton se ka një arsye se pse një vajze i vijnë periodat aq herët. Sipas tij ju vijnë aq herët sepse janë tashmë të rritura për të kryer aktivitet seksual.

    “Fiksojni këtë: femrave që ju vijnë periodat nuk është e jashtëligjshme që të kryesh marrëdhënie , po patjetër që jo padëshirën e tyre”, u shpreh ai.

    Ndërsa ne ju themi të kundërtën, mos e fiksoni aspak atë që tha ai!

    Nisur nga kjo deklaratë kaq e pahijshme e tij, ka reaguar edhe Baboon, i cili tha se fotografi që ka punuar për të nuk përfaqëson pikërisht këtë biznes në fjalë dhe nuk dëshirojnë më që ta quajnë si fotografin e tyre.

    Ndërkohë ka patur komente të ashpra ndaj tij, madje i janë përpjekur që t’i bllokojnë edhe profilin në Instagram për shkak të informacionit të papërshtatshëm që ai ka shpërndarë.

    Por gjëja më e trishtë dhe e frikshme është pikërisht Instagrami i tij i mbushur me foto nga vajzat dhe fëmijët që ka fotografuar, por dhe akoma më e trishtë është fakti që një i ri si ai të ketë këto perceptime!

    https://www.instagram.com/p/CBBc0h9ASwj/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!