×
  • Show Time
  • Show Time

    Del fotoja, njihuni me babanë e fëmijës së Çiljetës

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 13:56

    Në shkurt të vitit 2013, këngëtarja Çiljeta Xhilaga u bë nënë për herë të parë.


    Ajo solli në jetë vogëlushin Fernando, i cili tashmë është 7 vjeç.

    Megjithatë, gjatë këtyre viteve, këngëtarja s’e ka treguar kurrë në publik partnerin e saj me të cilin është ndarë prej kohësh.

    Mirëpo, “Iconstyle” shkruna se ka gjetur cili është ish-partneri i Çiljetës dhe babai i Fernandos dhe kanë publikuar foto të tij.

    Fernando ka pozuar duke buzëqeshur krah babait të tij, ndërsa vëmendjen na e tërhoqi ngjashmëria e tyre e madhe.

    Duket se vogëlushi ka marrë shumë tipare të të atit dhe duket si një kopje e vogël e tij.

    Gjithashtu, djali tjetër në foto është vëllai nga babai i Fernandos.

    Mesa duket, 7 vjeçari i ruan kontaktet me të atin dhe e takon herë pas here atë.

    Rikujtojmë se pas ndarjes nga babai i Fernandos, Çiljeta ka nisur lidhjen e re me portierin e Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxhën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!