×
  • Show Time
  • Show Time

    Del në skenë pas shumë vitesh babai i Adelina Ismailit: Mos gënjeni, nuk e kam lënë familjen…

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 8:01

    Gjatë ditës së enjte, ka qarkulluar në media një lajm lidhur me të shkuarën dhe të tashmen e babait të motrave Ismaili, Adelinës dhe Zanfinës.


    Përveç informacioneve të gabuara lidhur me vendin ku ka jetuar, për Rexhep Ismailin u shkruajt edhe për jetën e tij private dhe ndarjen nga nëna e vajzave të tij, të ndjerën Mona Ismaili.

    Duket se i prekur nga kjo gjë, Ismaili vendosi të reagojë me një koment në rrjetin social Facebook, duke replikuar në lajmin që gabimisht u dha për të.

    Ai tha se është e vërtetë që sot është i martuar me zonjë tjetër por jo me gruan që u aludua në lajmin në fjalë, teksa me Monën ishte ndarë paqësisht dhe me marrëveshje.

    “Mos gënjeni përcjellësit tuaj, të vërtetën jua jap unë prej dorës së parë nëse e doni. Kurrë s’kam punuar në Gjermani, por në Austri dhe s’e kam lënë familjen-fëmijët, gjithnjë kam qenë dhe do të jem afër tyre. Ndarja ime ka qenë me marrëveshje të dy anshme, për dijeninë tuaj, këtu unë paraqitem si i pashpirt dhe e ndjejë veten tej mase të ofenduar, dhe luteni të keni mirësinë dhe korrektësinë”, ka shkruar Rexhep Ismaili në këtë koment të bërë në rrjetin social Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!