×
  • Show Time
  • Show Time

    Deputeti reagon pas lajmeve ku u paraqit si model

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 13:34

    Gjatë ditës së djeshme deputeti Naser Osmani ka marrë vëmendjen me një fotografi të postuar nga deti, që i shfaqte trupin e formësuar poshtë bluzës.


    Me këtë rast, është vërejtur se ai jo rrallëherë poston fotografi nga frekuentimet e shpeshta në bregdet dhe shumicën e kohës vetëm në rroba të larjes.

    E pas një kohe të gjatë, në Instagramin e tij shihet një fotografi ku deputeti nga radhët e LDK-së shfaqet i veshur në këmishë e kravatë, në një ‘slefie’ në zyre.

    Ai kësaj fotoje i ka shtuar një reagim simpatik.

    “Disa mendojn…vetem që je person publik edhe në deti duhet të shkohet me kravat..”, ka shkruar Osmani në foton ku shfaqet në një pozë si një fotomodel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!