×
  • Show Time
  • Show Time

    Dikur ishte një protagoniste e thjeshtë e reklamës së ‘X Factor’, sot Dua Lipa është më e famshme se çdo konkurrent që garoni në atë spektakël

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 12:52

    Në rrjetet sociale është rishfaqur së fundmi një video e Dua Lipës, nga koha kur ajo ishte bërë protagoniste e reklamës provomuese të spektaklit të talenteve “X Factor”.


    Reklama është e vitit 2013, kur Dua aso kohe ishte vetëm 17 vjeçe, shkruan DailyMail.

    Dhe fansat e këngëtares kanë mbetur të habitur për performancën e saj mbresëlënëse në videon një minutëshe, në të cilën ajo këndoi një cover të këngës “Lost in Music” të Sister Sledge, për të promovuar audicionet.

    Në rrjetet sociale, fansat e artistes fituese të çmimit “Grammy”, kanë theksuar se ajo tani është më e suksesshme se kushdo që garoi në shfaqjen e talenteve të “X Factor” atë vit.

    Në reklamë, Dua shfaqej si një vajzë e thjeshtë, teksa këndonte në kopshtin e saj, përpara se befasisht të shfaqej në audicionet “X Factor”.

    Pa e ditur për të, zëri i bujshëm i adoleshentes tërheq vendasit nga shtëpitë e tyre për ta dëgjuar atë duke kënduar. “17 vjeçarja Dua Lipa reklamoi ‘X Factor’ në vitin 2013…anëtarët e jurisë menduan se Sam Bailey ishte më i miri atë vit”, shkroi një tifoz referuar fituesit të atij viti në “X Factor”.

    “Në të vërtetë, u trondita që Dua Lipa ishte në këtë reklamë të ‘X Factor’ nga viti 2013”, shkroi një tjetër, dhe dikush më pas iu përgjigj: “Ironia që një garues i rremë nga një reklamë përfundoi të ishte masivisht më i suksesshëm se kushdo që konkurroi atë vit”.

    Por disa u lehtësuan që Dua nuk konkurroi në fakt në “X Factor”, duke qenë kështu e lirshme të vazhdonte karrierën e saj solo, ndryshe nga çfarë ndodh me pjesëmarrësit në spektaklet e talenteve, të cilët janë më të kufizuar për shkak të kontratës që nënshkruajnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!