×
  • Show Time
  • Show Time

    Arrestohet DJ i njohur, dyshohet për abuzim seksual

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 13:54

    Është arrestuar Dj i njohur.


    Dj Erick Morillo është bërë i njohur përmes punës që ka bërë në këngën “Drunk in Love” të këngëtares Beyonce.

    Kohëve të fundit, ai është bërë edhe më i komentuar, pas arrestimit të tij për abuzime seksuale, shkruan Mirror, transmeton lapsi. Erick akuzohet për tentim dhunimi ndaj një vajzë në Miami.Thuhet se ai kishte kryer një vepër të tillë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa po ndiqte vajzën pasi doli nga një festë e organizuar në Star Island.Raportimet thonë se viktima kishte lajmëruar rastin në polici duke dhënë detaje të shumta rreth rastit.

    E gjithë ngjarja sipas policisë ka ndodhur në shtëpinë e Morillos. “Ai tentoi vazhdimisht , dëshironte marrëdhënie seksuale në natyrë, por unë refuzova gjithcka, është shprehur vajza. Më pas ka treguar se ka shkuar në dhomën tjetër të shtëpisë së Morillos për të flejtur , por të nesërmen pasi është zgjuar nga gjumi ka parë Morillon pranë saj dhe që të dy ishin nudo. Përkundër arrestit që i është bërë, DJ Morillo vazhdon të mohojë se ka bërë një veprim të tillë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!