Dj Regard është një nga emrat më të kërkuar të momentit në tregun ndërkombëtar.
Pas shumë performancave nëpër vende të ndryshme të botës, i riu nga Ferizaj sonte do të performojë në Prishtinë.
Duke qenë se sonte (e hënë 26 korrik) do të bëhet hapja e klubit më të ri në vend “VENOM”, Dj Regard do t’i argëtojë publikun kosovarë me setet e tij muzikore.
Muzika e tij do të fillojë qysh në ora 21:00, atëherë kur do të hapen edhe dyert e këtij klubi madhështor, adresa e të cilit është në dalje të Prishtinës, magjistralja për Ferizaj.
View this post on Instagram
DJ Regard është një nga DJ më të kërkuar në botë. Kosovari nga Ferizaj, emri i plotë i të cilit është Dardan Aliu, karrierën e tij e nisi në Kosovë, derisa shumë shpejt u bë i famshëm në gjithë boten me muzikën e tij.
Performanca e tij sonte në “VENOM” është paraqitja e parë e ferizajasit në një klub në Prishtinë, prej kur u bë i njohur ndërkombëtarisht.
Pas performances së sotme në kryeqytetin kosovar ai do të vazhdoj me tourin e tij europian në qytetet e kryeqytetet tjera, si Budpest, Zurich, Split etj.. /Reporteri.net/.