×
  • Show Time
  • Show Time

    Djali i mbretëreshës Elizabet akuzohet për orgji me 9 vajza të mitura

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 18:03

    Djali i mbretëreshës Elizabet të Anglisë, princi Endrju, është akuzuar nga një vajzë se ka kryer orgji me të dhe tetë vajza të tjera në ishullin privat në Karaibe, të cilin Epstein e përdorte për të organizuar festa seksuale me të mitura.


    Virginia Giuffre, e cila në atë kohë quhej Virgina Roberts, tha se Endrju kishte kryer marrëdhënie me të, me Epsteinin dhe me 8 vajza të tjera nën moshë kur ajo ishte 17 vjeçe.

    Duka i Jorkut, i ka mohuar këto akuza.

    Por një investigim i “Channel 4” po heton akuzimet e Giuffre, e cila thotë se në atë kohë abuzohej shumë në ishullin e Epsteinit.

    Ajo thotë që Epstein dhe Endrju ishin bashkë me të dhe tetë vajzat e tjera, shumica prej të cilave nuk flisnin anglisht.

    Epsteinin e argëtonte fakti që nuk komunikonin dot dhe thoshte që me ato shtyhej koha më mirë. Giuffre thotë se herën e tretë që iu kërkua të shkonte me Endrjunë ishte 18 vjeçe dhe vajzat e tjera ishin nën moshë.

    Sipas “Daily Mail”, disa prova të reja tregojnë se Endrju ishte takuar të paktën 10 herë me Epsteinin gjatë 12 viteve miqësi dhe ka ndenjur nën shoqërinë e tij për dy-tri ditë me radhë.

    Dokumentari ka hetuar dhe të dhënat mjekësore gjatë kohës kur akuzuesja thotë se është abuzuar dhe ka zbuluar se është shtruar në spital për gjakderdhje vaginale në periudhën që ka qenë atje.

    Dokumentari televiziv i “Channel 4” shkon deri në 1.200 faqe dokumente të bëra publike për një gjykatë të Manhattan.

    Në fillim të këtij viti “Buckingham Palace” tha se duka nuk ka patur asnjë kontakt seksual me vajzën.

    Kujtojmë që milioneri Jeffery Epstein që mendohet se ishte mik me princin Endrju, vrau veten në burg në New York, pas shumë akuzimeve për marrëdhënje seksuale me të mitura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!