×
  • Show Time
  • Show Time

    Don Xhoni zbulon datën e ‘freestyle’ të ri, tha se shumë do ta gjejnë veten në të

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 16:44

    Don Xhoni ka treguar se po vjen me një ‘freestyle’ të ri.


    Don Xhoni është emër i ri në tregun e muzikës shqiptare, por që është shumë premtues, shkruan lajmi.net.

    Ndonëse reperi nuk ka shumë projekte të publikuara, ai po pëlqehet shumë nga publiku për ‘freestyle-t’ e tij.

    Në fotografi ai shkroi se ndonëse ky ‘freestyle’ nuk është një ‘diss’ shumë persona që nuk e pëlqejnë atë do ta gjejnë veten në të.

    Ai po përkrahet nga publiku për projektet të cilat po sjell, andaj ka vendosur të mos ndalet duke paralajmëruar projekte muzikore për të ardhmen.

    Ndërsa në një postim të fundit në Instagram, reperi ka bërë të ditur se do të sjellë një ‘freestyle’ të ri, ku edhe ka zbuluar datën, “15.05”, tha reperi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!