×
  • Show Time
  • Show Time

    “Drejtësi për Ronelën, iu vodh finalja” – reagime të shumta ndaj Evrovizionit pas moskualifikimit të Shqipërisë

    Reporteri
    11 Maj 2022 | 7:25

    Shqipëria këtë vit në Eurovizion u përfaqësua nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën Sekret.

    Ajo ishte e para që performoi në natën e parë gjysmëfinale dhe duket se spektatorët e kishin parashikuar kalimin e saj në finale, gjë që nuk ndodhi, shkruan Reporteri.net.

    Performanca e saj në gjysmëfinale në orën është parë rreth 455 mijë herë në YouTube deri më tani.

    Shumë besojnë se është e padrejtë që Ronela nuk ka kaluar në finale.

    Reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta duke shkruar se Ronelës iu vodh finalja.

    Në finale hynë Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!