Dua Lipa izolohet së bashku me të dashurin Anwar Hadid

Artistët anembanë botës tashmë kanë ndaluar çdo aktivitet të tyre për të evituar infektimin nga coronavirusi. Disa prej tyre kanë vendosur të qëndrojnë të izoluar me më të dashurit e tyre.


Kështu ka vendosur edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, e cila po qëndron e mbyllur me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Lipa këtë gjë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shihet duke lexuar një libër.

Po ashtu, në mbishkrimin e fotografisë, ajo i ka këshilluar të gjithë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në mënyrë që ta mposhtin virusin.

“Dita e katërt. Shpresoj që secili po qëndron brenda, kështu ne mund ta mposhtim këtë virus të mallkuar”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Dua Lipa romancën e saj me modelin Anwar Hadid e kishte filluar nëntë muaj më parë, dhe thuajse gjatë gjithë kohës shoqërojnë njëri tjetrin.