×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa me të dashurin mbulojnë striptistet me para

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 15:50

    Dua Lipa me të dashurin kanë festuar pas natës së Grammy të rrethuar nga valltare provokuese e ekzotike.


    Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa, është bërë protagoniste e një videoje që po bën xhiron e rrjetit.

    Ajo shihet duke i hedhur dollarë striptisteve femra duket se ka hapur një debat mjaft të ashpër në internet në lidhje me feminizmin. Madje kritikët kanë bërë thirrje edhe për të bojkotuar muzikën e saj.

    Pas ceremonisë së çmimeve “Grammy”, 24-vjeçarja shqiptare ka shkuar në një festë të organizuar në një klub striptizmi nga këngëtarja Lizzo.

    Dua ishte e shoqëruar nga Lil Nas X dhe Rosalia, e madje me të është edhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, i cili shihet duke festuar pranë këngëtares.

    Por mesa duket sytë e publikut janë drejtuar vetëm nga këngëtarja e famshme, e cila u shfaq teksa u hidhte striptisteve kartmonedha në dollarë.

    Personi i parë që ka publikuar videon shkruan krahas saj: “Çfarë shembulli i mirë Dua Lipa, Lizzo, Rosalia duke seksualizuar gratë, por më pas ato do thonë se janë feministe”.

    #dualipaisoverparty është hashtagu që kanë nisur të shpërndajnë kritikët e saj, madje duke bërë thirrje edhe për bojkotim të muzikës së saj.

    Vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim për këtë çështje deri më tani.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!