×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa në karantinë, tregon si u rrëzua gjatë xhirimeve të “Physical”

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 13:48

    Pak ditë më parë artistja shqiptare, Dua Lipa ka publikuar projektin e ri muzikor me videoklip “Physical”.


    Pas suksesit që po shijon m këngën e re, 23 vjecarja ka sjellur edhe prapaskenat e xhirimeve të klipit, shkruan Indeksonline.

    Në një nga videot që ajo ndau me adhuruesit shihet Dua e cila kishte hypur në shpinë e njërit prej anëtarëve të stafit, e që të dy së bashku rrëzohen.

    Dua përmes mbishkrimit në video tregoj se ky ishte një vendim që ata kishin marr në ora 2 të mëngjesit, pas 18 orësh xhirime.

    “Po shikoj arkivën time gjatë karantimit. Ja një video nga dita e dytë e xhirimeve të “Physical”. Pas 18 orësh xhirime ne menduam se ishte një gjë e mençur që ta bënim këtë në ora 2 të mëngjesit”, ka shkruar Dua.

    Ndryshe, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka paralajmëruar që në prill publikon albumin e ri “Future Nostalgia”, ndërsa menjëherë pas lansimit planifikon të filloj turneun botëror, por ende nuk dihet nëse do të ndodhë një gjë e tillë për shkak të përhapjes së pandemisë koronavirus.

    https://www.instagram.com/p/B91Q5CGhaSX/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!