×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa thotë se vuan nga “sindroma e mashtrimit”

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 17:28

    Një javë më parë Dua Lipa mbylli turneun e saj “Future Nostalgia” në Tiranë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.

    Së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare ka rrëfyer gjatë një intervistë për “The Sun” se vuan nga “sindroma e mashtrimit”.

    27-vjeçarja zbuloi gjithashtu se preferon të bëjë një pushim të shkurtër nga rrjetet sociale sa herë që është duke punuar për një këngë.

    Dua mendon se thyerjet e zemrës pas një ndarjeje mund ta ndihmojnë shumë atë në shkrimin e këngëve. Ajo gjithashtu tregoi se frymëzohet nga artistë që vuajnë nga mosbesimi.

    Artistja foli për shkrimet e këngëve dhe sesi sindroma e saj e ndihmon në këtë proces.

    “Shumë herë frymëzohem kaq shumë nga artistë që kanë shumë mosbesim ose errësirë. Unë them, ‘O Zot, a duhet të ndjej kaq shumë dhimbje që të jem e mirë në atë që bëj? ‘ Kjo është ajo që ndonjëherë mendoj, ndonjëherë ‘sindroma e mashtrimit’ mund të më bëjë më të mirën. Sidomos kur shkruaj“, tha Dua për ‘The Sun’.

    Këngëtarja shtoi se i pëlqen të mbyllë rrjetet sociale kur është duke punuar për një këngë.

    “Ndërsa jeni duke e krijuar, argëtohuni me të. Ajo bëhet e frikshme vetëm kur është koha për t’u publikuar dhe ju pyesni veten: ‘Oh, a do ta duan njerëzit?’ Kështu ndihem unë për muzikën time”.

    Dua, e cila së fundi bëri debutimin e saj si aktore në filmin “Argylle” me Henry Cavill, Sam Rockëell, Bryan Cranston dhe Samuel L Jackson, foli për frikën e saj më të madhe: “Frika ime më e madhe do të ishte duke marrë një rol vërtet të madh dhe tani duhet të jem aktore dhe të ndjej të gjitha këto emocione në kamera”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!