×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa tregon se si u tradhtua në takimin e parë

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 15:08

    Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është duke promovuar vazhdimisht këngën e saj më të re “Don’t start now”.


    Këto ditë ajo është kthyer në Londër pas një super performancë në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

    Dua ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit në “Kiss FM”, ku ka folur në përgjithësi rreth këngës së saj më të re, pro edhe rrjedhojën e gjërave në jetën private.

    Ndër të tjerash, e pyetur nga moderatorët e emisionit se nëse e mban mend takimin e saj të parë, këngëtarja u shpreh se patjetër që i kujtohet por asesi nuk do të fliste me emrin.

    “Në takimin e parë, ai më çoi në një party, dhe më pas shkuam te pjesa ku tymoset duhan, dhe aty pash se ai po puthte një vajzë tjetër”, tregoi Dua.

    Ajo tani e tregon këtë situatë me të qeshura, ndonëse kur ndodhi ishte mërzitur paksa dhe ishte larguar nga festa.

    “Dhe kur e pash atë që po puthte një vajzë tjetër, thash me vete: A është kjo duke ndodhur? Dhe unë isha si: Në rregull, po marr xhaketën time dhe po largohem”, ka thënë artistja nga Kosova gjatë intervistës për “Kiss FM”.

    Me të treguar këtë histori, edhe moderatorët filluan të qeshin – ndonëse ishte një situatë e pakëndshme që e kishte bërë Duan të ndjehej e tradhtuar.

    Sido që të jetë, vitet kaluan dhe ajo mori epitetin e një ylli botëror, ndërsa me hijeshinë e saj Dua u shndërrua në ëndrrën e çdo mashkulli. Aktualisht, ajo është në lidhje me modelin Anwar Hadid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!