×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin të votojnë më 14 shkurt

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 23:00

    Më datë 14 shkurt në Kosovë do të mbahen Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare.


    Qytetarët e Kosovës do të dalin të votojnë, teksa një e drejtë e tillë u është mundësuar edhe shqiptarëve nga diaspora.

    Rokeri Dukagjin Lipa, njëherësh babai i artistes me famë botërore, Dua Lipa, përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se e ka kryer obligimin e tij qytetar me anë të postës, teksa ka inkurajuar të gjithë që të dalin në votime.

    “Të qenit larg shtëpisë sonë nuk na ndalon të përdorim zërat tanë dhe të formojmë të ardhmen e vendit tonë. Unë kam votuar dhe kështu mund të jesh edhe ti. Ndiqni linkun në storjen time dhe shkarkoni fletët tuaja të votimit për të hedhur votën tuaj”, ka shkruar Dukagjin Lipa.

    E një postim të tillë e ka rishpërndarë në InstaStory edhe vet Dua, e cila mesa duke i bashkohet thirrjes që qytetarët e Kosovës të dalin në zgjedhje më 14 shkurt.

    Familja Lipa përndryshe janë shpërngulur në Mbretërinë e Bashkuar qysh para se Dua të vinte në jetë dhe më pas janë kthyer në vitin 2009 për të jetuar për disa vite, ku më pas Dua sërish do të rikthehej e vetme në Londër për të nisur një karrierë muzikore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!