×
  • Show Time
  • Show Time

    Dy të këqija për dy ditë – Shkelzen Jetishi pasi ndau rrugët me Vllaznim Buxhovin, sot pushoi aktivitetet e tij muzikore për 2022

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 17:11

    Dy ditë më parë, Shkelzen Jetishi – Xeni ndau rrugët muzikore me fis-harmonikistin e njohur nga Gjakova, Vllaznim Buxhovin.

    Pas një bashkëpunimi 35-vjeçar, u dha njoftimi se dyshja do vazhdojnë tani e tutje të ndarë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, në një kohë shumë të shkurtër, saktësisht ditën e sotme, Shkelzen Jetishi përmes një shkrimi në Facebook njoftoi se do të pauzojë për vitin 2022.

    Ai tha se për shkak të intervenimit kirurgjik që ka pasur, në konsultë me mjekun e tij, do të pushojë të gjitha aktivitetet e tij muzikore, koncerte e dasma.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Të dashur miq, dashamirë dhe adhurues të këngës sime, pas shumë vite së bashku në shumë koncerte,albume,ahengje familjare dhe aktivitete të ndryshme muzikore,duke i qëndruar besnik këngës popullore, edhe ne kohë të vështira ku aktivitetin muzikor e kishim të ndaluar, dua të ju falëderoj për përkrahjen e pa ndalshme në kohë dhimbje dhe gëzimi.

    Pa mbështetjen tuaj të vazhdueshme, nuk do të isha Xeni që jam sot. Të gjitha të arriturat i konsideroj si vlerë të përbashkët.

    Pas shumë viteve angazhim të pa ndalshëm, dhe pas intervenimit kirurgjik qe kom pase, ne konsultim me mjekun,kam vedosur që këtë vit të pushoj dhe te anuloj te gjitha aktivitetet e mija muzikore.

    Gjatë kësaj periudhe, do të përpiqem ti përkushtohem familjes, shokëve dhe miqve të cilëve ju kam munguar për shumë vite.

    Shpresoj që do më mirëkuptoni dhe uroj që vitin e ardhshëm të jemi shendosh e mirë.Do i madhi zot,e me kënaqësi do ngjitem prap ne skene, duke këndu këngën e mirfilltë shqipe deri në frymën e fundit.

    I juaji,
    Shkelzen Jetishi – Xeni

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!