×
  • Show Time
  • Show Time

    E dashura ruse e Don Xhonit fillon të mësojë gjuhën shqipe

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 16:50

    Don Xhoni tanimë ka disa muaj që ka bërë publike lidhjen e tij të dashurisë me modelen ruse, Ariana.

    Madje dy muaj më parë takimi i tyre në Dubai mori shumë vëmendje, ku çifti gjatë gjithë kohës publikonin pamje të ndryshme nga pushimet atje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, nga dashuria e madhe për të, modelja ruse tani ka nisur të mësojë edhe gjuhën shqipe.

    Në videon e publikuar nga vet modelja, shihet se ajo është duke mësuar online gjuhën shqipe, teksa dëgjohet duke lexuar shqip.

    Ajo gjithashtu ka shkruar më pas se kjo gjë do jetë e vështirë por se po e pëlqen, derisa ka shkruar “Falemnderit” në gjuhën shqipe.

    Kujtojmë se Don Xhoni ka një vit që është në lidhje dashurie me rusen, Ariana./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!