×
  • Show Time
  • Show Time

    E dashura simpatike e Stresit bëhet nostalgjike

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 23:40

    Qëndrimi në qeli pasi u arrestua me armë dhe kokainë, duket se nuk ka ndikuar aspak në lidhjen e dashurisë së reperit Stresi me brunen simpatike Keisi.

    Madje, siç bën shpeshherë, Keisi ka ndarë në Instastory momente të tyre të bukura së bashku, teksa u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve të saj lidhur me marrëdhënien me Arkimed Lushajn.

    Ndër të tjera, Keisi është bërë nostalgjike, duke publikuar në “Instastory” edhe disa fotografi të vjetra, ku ajo shfaqet në fëmijërinë e saj, transmeton gazetashqip.

    Bashkëshortja e reperit shihet përkrah motrës dhe vëllait, ndërsa fansat i kujtojnë Tropojën dhe ajo shpreh dashurinë për vendlindjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!